Skip to content

Po kthehej nga puna, aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali

    Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. 36-vjeçari Armando Kola, me origjinë shqiptare humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një mur.

    Ai ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes pak pas orës 17.30 përgjatë Via Brescia-s, teksa po kthehej në shtëpi pas një dite pune (ishte punonjës i një kompanie në Sale Marasino). Edhe pse hetimet për dinamikën vazhdojnë, sipas hetuesve çdo gjë është shumë e qartë.

    Motori i të riut përfundoi poshtë një makine pak çaste pasi u përplas me murin. Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të kota, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.