PREKËSE! Mbesa u vetëvar, gjyshja gjen një libër të saj, tregon cfarë shkruhej në të

by admin

Malli për të ëmën mendohet të jetë arsyeja që ka shtyrë një 12-vjeçare në fshatin Buzaishtë të Pogradecit t’i japë fund jetës së saj në një kasolle pranë shtëpisë. E mitura që u vetëvar, jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Ajo e kishte takuar të ëmën vetëm një herë dy muaj më parë në 5 vite mungesë.

Gjyshja e 12-vjeçares e cila u vetëvra në një kasolle në Pogradec, ka treguar për “Shqipëria Live”, se pas vdekjes, në mes të një libri ka gjetur një poezi që e mitura i kishte dedikuar të ëmës. E mitura kishte nënvizuar një pjesë të poezisë “Mos e bëj nënën të qaj ajo jep jetën për fëmijën e saj”.Sipas gjyshes vajza dhe nusja kishin një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra tjetrën. I vetmi dyshim që kanë si familje është fakti që ajo se kishte takuar kurrë nënën biologjike pasi ajo u bë e gjallë vetëm një herë pas 7 vitesh.Takimi ndodhi para dy muajsh dhe zgjati vetëm pak minuta.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy