Tre shokë janë përqafuar me njëri-tjetrin përpara se të përfshiheshin nga përmbytjet në Itali.
Të rinjtë po qëndronin në lumin që rrjedh shpejt përgjatë lumit Natisone në Friuli. Patrizia Cormos, 20 vjeç, shoqen e saj Bianca Doros, 23 vjeç dhe të dashurin e saj Cristian Molnar, 25 vjeç ishin tre shokët të cilët u panë në pamje duke u përqafuar me njëri-tjëetrin para se rrjedha ti përmbysë.
Niveli i ujit filloi të rritej pas shiut të dendur duke e lënë grupin të bllokuar në një ishull të vogël guralecësh.
Shefi i zjarrfikësve ju hodhi një litar por për fat të keq treshja u zhduk nga përmbytja. Dy trupa janë gjetur 1 km larg dhe dyshohet se dy trupat janë të dy shoqeve. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të Molnar. Miqtë kishin shkuar me makinë në plazhin Premariacco pranë Udines dhe kishin ecur poshtë në lumë.
Doras dhe Molnar, të dy rumunë, po vizitonin familjen në Itali. Cormas i kishte kërkuar nënës së saj të shkonte në udhëtim pasi kishte mbaruar provimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Udine. Një zjarrfikës i bërtiti grupit nga një urë aty pranë: Qëndroni së bashku, mblidhuni së bashku, përqafoni njëri-tjetrin. Më pas ai mund të dëgjohet duke thënë: ‘Oh jo – oh zot.’
Është gjetur një çantë dore me celularin që ka bërë thirrjen e urgjencës SOS. Kryebashkiaku Michele De Sebata shprehu ngushëllimet e tij për treshen që u bllokuan në një ‘situatë të paparashikueshme’. Ai tha se “tre fëmijët arritën kur ishte me diell, ata nuk mund ta dinin se çfarë do të ndodhte”. Ai shpjegoi se lumi mund të ndryshojë shpejt dhe ‘u deshën vetëm minuta’ që tragjedia të ndodhte.