Skip to content

Primaret e Tiranës nuk kanë fitues. Ja si ndahen votat dhe kush shkon në balotazh

    Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat zyrtar për Bashkinë Tiranë për zgjedhjet e ardhshme vendore. Nga rezultati votimeve në primaret e së dielës, asnjë kandidat nuk mundi të sigurojë mbi 50% të votave.

    Në këtë mënyrë, gara do të shkokë në balotazh mes dy kandidatëve më të votuar, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Deputeti Këlliçi mori më shumë vota nga të gjithë, 4040, por pa mundur të kalojë pragun e 50% + 1 votë.

    Raundi i dytë do të zhvillohet më 11 dhjetor.

    Rezultatet e primareve për Tiranën:
    Belind Këlliçi – 4040 vota
    Ilir Alimehmeti – 2196 vota
    Gert Bogdani – 1819 vota
    Julian Deda – 157 vota
    Adriana Kalaja – 128 vota
    Enkelejda Fejzo – 66 vota
    Fatmir Merkoçi – 35 vota
    Të pavlefshme – 29 vota
    Votues gjithsej – 8470