Princ Harry “plas bombën”: William më gjuajti në sy të gruas dhe më përplasi në tokë

by admin

Në autobiografinë e tij të shumëpritur, Princi Harry rrëfen përplasjen dhe sulmin fizik me vëllain e tij, William, tani Princi i Uellsit.

Marrëdhënia mes dy vëllezërve u prish për shkak të martesës së Harry-t me aktoren Meghan Markle.

Duke përshkruar një konfrontim në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, Harry pretendon se William e quajti Meghan “të vrazhdë” dhe “mizore”.

Harry tregon se pas këtyre ofendimeve ka nisur edhe përplasja mes tyre, ku  William e ka çuar në përplasje fizike debatin pasi ka kapur nga jaka dhe ka përplasur në tokë Harryn.

Siç thotë Harry, rënia në dysheme e lëndoi shpinën. Biografia e tij do të publikohet javën e ardhshme dhe pritet të bëjë bujë në familjen mbretërore britanike.

Sipas The Guardian, e cila arriti të marrë një kopje të librit përpara daljes së tij, titulli “Spare” vjen nga një thënie e vjetër në qarqet mbretërore dhe aristokratike: se djali i parë është trashëgimtari i titujve, pushtetit dhe pasurisë, dhe se i dyti është rezervë (këmbimi), në rast se i ndodh diçka të parëlindurit.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy