Jeta e Vanesës është një kalvar vështirësish që nis prej muajve të parë që ajo ka ardhur në jetë. Ajo e fillon rrëfimin e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me divorcin e prindërve që kur ajo ishte 7-muajshe. Në moshën 2-3 vjeçare nëna e Vanesës largohet drejt Italisë me dikë që kishte njohur dhe e la vajzën te prindërit e saj. Takimi i parë nënë e bijë ndodhi kur Vanesa ishte 14 vjeçe.
Vanesa: Kam qenë vetëm 7-muajshe kur prindërit e mi janë ndarë dhr kam qenë bebe, e vogël, më kanë treguar gjyshërit që janë ndarë për arsye se kanë pasur mospërputhje karakteri, ziheshin shpesh, babi nuk punonte dhe mendonin që nuk i duhur për mamin (babi). Kështu që prindërit e mi ndahen. Mami ka ndenjur me mua deri në moshën 2-3 vjeçare dhe ka ikur, është larguar nga shtëpia e gjyshërve ku jetonim bashkë…Ardit Gjebrea: Gjyshërit ishin nga ana e mamit apo nga ana e babit?Vanesa: Nga ana e mamit sepse unë jetoja me mamin dhe me gjyshërit nga ana e mamit. Nga ana e babit nuk jetonin. Babi u largua domethënë, kur u nda nga mami u largua. Isha shumë e lidhur me mamin, siç më kanë treguar edhe gjyshërit, normale por vjen një moment që mami largohet, ikën.Ardit Gjebrea: Ku?Vanesa: Njihet me dikë dhe largohet për në Itali me atë njeri për në Itali, është burri i saj aktual domethënë.Ardit Gjebrea: Qartë. Dhe ty të la në Shqipëri.Vanesa: Po, më la te prindërit e saj, më braktisi. Thjesht iku me atë në Itali dhe nuk u kthye për disa vite.Ardit Gjebrea: Pate lidhje me të?Vanesa: Jo, jo biles edhe kur shkoi në Itali pas disa ditësh ka marrë në telefon dhe ka treguar, ka thënë që s’ka patur kurajë për t’iu thënë “pse ika dhe pse duhej ta lija fëmijën tim te ju, thjesht duhej të ikja”. Vetëm kaq ka thënë dhe ka ikur me atë.Ardit Gjebrea: E ke takuar më mamin?Vanesa: Mamin unë e kam takuar kur u bëra 13, 14 vjeç. Atëherë e takoj mamin. Pas shumë vitesh domethënë.Ardit Gjebrea: Si ishte takimi?Vanesa: I ra pak të fikët se normale, kishte shumë vite që s’më shikonte dhe i erdhi shumë rëndë ajo pjesa që kur më ka lënë dhe sa isha rritur. Aty pastaj burri i saj i thotë që “dua ta marrim vajzën me vete në Itali” dhe unë pranoj, i them babit ba, unë dua të shkoj te mami në Itali.