Priten reshje shiu dhe dëbore, sinoptikania zbulon cfare moti na pret kete jave: Nga dita e..

by admin

E hëna ka nisur me mot të kthjellët por të ftohtë. Meteorologia Lajda Porja thekson se këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri të mërkurën, kur edhe pritet që të ketë reshje shiu dhe dëbore. Moti do të përmirësohet të enjten dhe të premten ndërsa fundjava do të sjellë shi dhe dëborë sërish.Sa i përket temperaturave, minimalet do të jenë -2 gradë ndërsa maksimalet do të arrijnë në 14 gradë. Sipas meteorologes, parashikohet që të ketë rënie graduale gjatë javës. Ndërkohë, sa i përket rajonit, parashikohet gjithashtu mot i kthjellët dhe i ftohtë dhe reshje të pakta shiu në ditë të caktuara.

“Kjo javë ka nisur në kushtet e qëndrueshme atmosferike. Kthjellimet do të jenë dominante në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Parashikohet që deri të mërkurën të mbetemi në këto kushte, ku moti i kthjellët do të jetë prezent. Do të kemi vranësira ndërkohë që dita e mërkurë do të risjellë reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshjet e së mërkurës do të jenë të pakta dhe të përkohshme.

Do të ketë një ndërprerje të reshjeve të enjten dhe të premten për t’u rikthyer në fundjavë. E shtuna dhe e diela do të ketë rebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore të dendura në zonat malore, kryesisht në verilindje. Për sa i përket vlerave termike, parashikohet që sot vlerat minimale të jenë në -2 dhe -3 ndërsa maksimalet deri në 13 apo 14 gradë. Parashikohet që të ketë rënie të lehtë dhe graduale përgjatë javës duke filluar që nga e marta deri në fundjavë. Fundjava do të sjellë rritje të ndjeshme në mëngjes dh rënie në mesditë për shkak të mungesës së kthjellimeve.

Megjithatë parashikohet që fundjava të luhatet në -3 dhe -4 në zonat malore ndërsa maksimalet jo më shumë se 13 gradë. Sa i përket rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë. Reshje të pakta dhe të izoluara të mërkurën ndërsa më të dendura do të ketë dita e shtunë.”, theksoi meteorologia.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy