Publikohen datat zyrtare, ja kur nis viti i ri shkollor 2024-2025, datat e pushimeve dhe..

by admin

Ministria e Arsimit ka publikuar në fletoren zyrtare urdhrin për datën e fillimit dhe të mbarimit të vitit të ardhshëm shkollor parauniversitar. Në urdhrin që mban firmën e ministres Kushi thuhet se mësimi për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 11  shtator 2023  dhe do të mbarojë më 14 qershor 2024, përkrah edhe datave të provimeve dhe pushimeve përgjatë vitit shkollor.

“Në arsimin bazë mësimet  fillojnë më 11  shtator 2023  dhe mbarojnë më 14 qershor 2024. Pushimet  fillojnë më  26  dhjetor 2023  dhe mbarojnë më 5 janar 2024. Pushimet  fillojnë më 1 prill  2024  dhe mbarojnë më 5 prill 2024. Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 17–18 qershor 2024. Në arsimin e mesëm të lartë: Mësimet  fillojnë më 11  shtator 2023 dhe mbarojnë më 14 qershor 2024”.

Sa u takon maturave, mësimet fillojnë më 11  shtator 2023 dhe mbarojnë më 31 maj 2024.

“Për  maturat,  mësimet  fillojnë më 11  shtator 2023 dhe mbarojnë më 31 maj 2024. Pushimet  fillojnë  më 26 dhjetor 2023 dhe mbarojnë më 5 janar 2024. Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 3–28 qershor 2024. Në arsimin profesional: Mësimet fillojnë më 11 shtator 2023. Nxënësit  e  klasave të 10-ta  për të  gjitha strukturat, nxënësit e klasave të 12-ta për strukturën, 2+2, si dhe  nxënësit  e  klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturën 4-vjeçare mësimet mbarojnë më 14 qershor 2024. Nxënësit  e  klasave të 11-ta  dhe të 12-ta për strukturën 2+1+1 dhe për nxënësit e klasave të 11-ta për  strukturën 2+2 mësimet mbarojnë më  31 maj 2024. Për të gjithë nxënësit maturantë, viti shkollor mbaron më 17 maj 2024. Pushimet  fillojnë më 26  dhjetor 2023  dhe mbarojnë më 5 janar 2024. Provimet  përfundimtare për kualifikimet profesionale të nivelit II  dhe III  të  Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve  (KSHK) zhvillohen  në periudhën 3–14 qershor 2024. Provimet përfundimtare të praktikës profesionale të kualifikimeve profesionale të nivelit IV të KSHK-së zhvillohen  në  periudhën  27–31 maj 2024. Provimet  e  Maturës Shtetërore Profesionale zhvillohen në periudhën 3–28 qershor 2024”, thuhet në urdhrin e botuar në fletoren zyrtare.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy