Sipas parashikimeve te MeteoAlb, kjo javë pritet të ndikohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta. Meterologia Lajda Porja, ka theksuar se reshjet do të jenë përgjatë zonave juglindore.
“Kjo javë ka nisur në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta dhe kalimtare, ku më të dukshmet vranësirat do të jenë në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat jugore dhe juglindore, në të cilat do të ketë dhe reshje të pakta shiu. Parashikohen që më të dendura, reshjet do të jenë përgjatë zonave juglindore”.Sa i përket temperaturave, kulmi do të arrijë ditën e premte, ku parashikohen të arrijnë deri në 39 Gradë Celcius.“Përsa i përket temperaturave, deri në ditën e mërkurë, vlerat do të jenë 35-36 gradë në zonat e ulëta, vija bregdetare do të regjistrojë 33-34 gradë deri në 29-30 gradë temperaturat në zonat malore.Duke filluar nga dita e enjte dhe e premtja parashikohet të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave. Madje, ditën e premte temperaturat parashikohen deri në 38-39 gradë celcius”.Për sa i përket vendeve të rajonit, konkretisht Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut parashikohen që paradite të jenë kryesisht me diell, mesdita dhe pasditja parashikohen të sjellin vranësira të shpeshta, ku nuk mungojnë dhe momentet me pika shiu