1.4K
Hotelet dhe resortet në Durrës i kanë shtrenjtuar paketat turistike këtë sezon. Shkak është bërë rritja e çmimeve të lëndës së parë. Por kjo nuk i ka penguar turistët që të zgjedhin Durrësin këtë verë.
Edhe këtë fundjavë, vizitorë të shumtë janë dyndur në bregdetin e Adriatikut. Janë kryesisht të ardhur nga Kosova, ndërsa nuk mungojën as turistët e huaj. Ata thonë se çmimet janë të përballueshme.
Sezoni veror në Durrës pritet ta arrijë pikun në muajt Korrik dhe Gusht kur qytetin bregdetar do ta vizitojë një numër i lartë turistësh.