Trondit Elton Metaj: ‘Babai i Sabrinës më kërkonte foto të mia dhe të saj duke kryer marrdhënie’

by admin

Trondit nga burgu me deklarimet Elton Metaj, protagonist i ngjarjes së bujshme që i mori jetën ish-gruas së tij, Sabrina Bengaj.

Duke folur për një emision live au shokoi me deklaratën kur tha se ish-vjehrri i ka kërkuar atij që “t’i dërgonte foto nudo të tij dhe të Sabrinës, si dhe duke kryer marrëdhënie”.

“Babai i Sabrinës më kërkonte foto të mia dhe të vajzës së saj nudo, duke bërë marrëdhënie. Ja kam dërguar, janë në messenger. I thosha ça po thua, ti je jashtëtokësor”, shprehet Metaj.

Ky i fundit shprehet se babai i Sabrinës e ka kërcënuar herë pas here me jetë.

“Dola nga burg, bëra burg për këtë grua. U ndava 3 mujorin e fundit. I bëri presion babai, i çonte plumbin, ose e vdekur ose e ndarë nga unë. Kam komunikuar me Sabrinën, me vjehrrën dhe vjehrrin kur isha në burg. Asaj i thosha se e dua. Ajo thoshte fjalë të pista. Nga presioni i tyre. Më tha e shikojmë kur të dalësh nga burgu. Më 26 korrik dola nga burgu. Nuk e kam kërcënuar kurrë Sabrinën. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj. Jam takuar me familjen e saj kur dola nga burgu. Ndërsa kur isha në burg kam folur ditë për ditë me të gjithë, me Sabrinën me ish-vjehrrin”, tha ai.

Babai i Sabrina Bengaj, Partizan Bengaj

Metaj shtoi më tej se ish-vjehrri e ka kërcënuar duke i thënë “ke 4 orë jetë”. Sipas tij, njerëzit e ish-vjehrrit e kanë ndjekur 5 ditë me radhë dhe ishin me armë.

“Kam shkuar te policia e Fierit, po ai ka miq atje, ku të ankohesha”, tha Metaj, i cili vijoi duke thënë se nuk e dinte se ish-vjehrri nuk ishte në shtëpi ditën që ka shkuar atje dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

“Kur shkova te shtëpia e Sabrinës, ai ka qenë në Itali. Unë e dija në shtëpi, se ashtu thoshte ai. Unë shkova të takohesha me vjehrrin. Armën e mora për presion. Shteti nuk më mbrojti. Në shtëpi ishte vetëm Sabrina, më pas erdhi vjehrra. Nuk ka qenë duke ngrënë, siç është thënë. Ajo po fliste me të dashurin”, shprehet ai.

Metaj më pas shton se ishte dëshirë e ish-vjehrrit që të vriste vajzën.

“Ishte dëshira e tij të vrisja vajzën. Në sy na tha se jeni të vdekur të dy”, thotë Metaj, i cili shton se është i vetëdijshëm për të gjitha deklaratat tronditëse që po bën.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy