Mderatorja shqiptare Aulona Musta ishte nisur për të udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Barcelonës, por është përballur me një situatë të pakëndshme me kompaninë Wizz Air.
Udhëtimi për të cilin moderatorja ishte nisur me bashkëshortin e saj u shty dy herë orarin e më pas kompania ajrore Wizz Air anuloi fluturimin dhe Aulona tregon LIVE se si u detyruan të kthehen në shtëpi.
“Nga ora 04:30 deri tani isha në aeroport, do të nisesha për në Barcelonë. Na erdhi informacioni që u shty, pastaj u shty prapë dhe më pas u anulua fluturimi me Wizz Air për në Barcelonë. Kjo është hera e tretë që udhëtoj me Wizz Air, ka pasur vonesa shumë të mëdha dhe kjo është e treta e vërteta që unë të konfirmoj se nuk do të udhëtoj kurrë më me Wizz Air, sidomos në këto oraret e vona. Nuk na thanë asgjë, thjesht që duhet të prenotojmë për nesër, Tani po iki në shtëpi”, thotë aulona Musta në profilin e saj në Instagram duke bërë tag edhe kompaninë, e cila si zakonisht nuk pritet të reagojë.