Skip to content

Shkoi si turist në Itali, i riu shqiptar kapet “mat” në ballkonin e një apartamenti

    Një 20 vjeçar shqiptar bashkë me dy persona të tjerë kanë tentuar që të vjedhin një banesë në via Monte Nero, Itali. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, i riu  shqiptar kishte shkuar në Itali pak kohë më parë  me vizë turistike, por që u arrestua për tentativë vjedhje.

    Ka qenë një banor i zonës që ka telefonuar Policinë, pasi pa tre persona të dyshimtë, të cilët pasi janë ngjitur në tubacionet e gazit të një pallati, kanë mbërritur në ballkonin e një apartamenti në katin e dytë.

    Karabinierët ndërhynë në kohë, duke parandaluar grabitjen, si dhe duke arrestuar 20 vjeçarin, ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim.