238
Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Big Brother. Banorët kanë gjetur Erjolën në sallon duke qarë me dënesë teksa ishte mbuluar me pudër. Erjola tha se dikush i bën keq duke e parë nga televizori pasi i ndodh gjithmonë diçka e keqe dhe shikon hije nëpër shtëpi.
“Natën shikoj hije nëpër shtëpi. Jam zgjuar me shenja në trup”, tha Erjola. Kjo i ka shokuar banorët të cilët e kanë nxjerrë në oborr dhe janë munduar ta qetësojnë.