Gati shpërblimi i fundvitit, ja sa para do marrë çdo pensionist dhe data kur nis shperndarja

by admin

Pensionistët do të marrin bonusin me vlerë 5000 lekë, duke nisur nga data 1 dhjetor e deri në fund të vitit. Kjo shumë i dedikohet atyre si shpërblim për festat e fundvitit. Nga data 1 dhjetor, pensionistët do të tërheqin bashkë me pagesën e tyre mujore dhe bonusin në vlerën e 5 mijë lëkeve.

I njohur ndryshe si shpërblimi i festave, ai është sanksionuar me ligj që të ndahet cdo fundvit, sipas një kalendari që përcakton Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe që përputhet me datën e marrjes së pensionit, në mënyrë që të mos krijohen radhë në sportelet e Postës.Fondi i përgjithshëm që u ndahet të moshuarve është 45 milionë dollarë.

Në rast se nuk tërhiqet brenda muajit dhjetor për arsye të ndryshme, kryesisht të lidhura me emigrimin,  ai ruhet për 3 vite të tjera dhe cdokujt i jepet e drejta për ta marrë edhe përtej dhjetorit.

Kujtojmë se janë 680 mijë pensionistë të regjsitruar në sistemin e sigurimeve shoqërore, ndërsa çeku i fundvitit është bërë tashmë traditë prej shumë vitesh.

ISSH thotë se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy