Skip to content

Shqiptari humbi jetën në aksident në Itali (EMRI)

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë një 43-vjeçar shqiptar.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari kishte dalë me disa miq, dhe kur po ktheheshe në shtëpi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.

    Aksidenti ka qenë i fortë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dritan Mera.

    Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty. Fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda dhe mjekët konfirmuan vdekjen e shqiptarit.