Shqiptari shperthen në lot: Ajo ulëriti, mua mu errësuan sytë

by admin

“Ajo po ulërinte, siç bënte gjithmonë, më pas nuk mbaj mend asgjë”. Janë këto fjalët e Ilir Zyba Shehit, 48-vjeçarit shqiptar i cili mbrëmjen e së premtes vrau fqinjen e tij 63-vjeçare Mara Fait, pas disa vite sherresh e tensionesh që lidheshin me jetesën në të njëjtën godinë. Paraditen e kësaj të hëne, 48-vjeçari doli para hetuesve të Rovereto për t’u marrë në pyetje. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, e gjithë dëshmia e tij ishte në lot, për shkak të pendesës së thellë që ai ka shfaqur për krimin e rëndë.

Shehi pranoi raportin e vështirë me fqinjen e shtëpisë, më pas episodin tragjik të së premtes. Gjithçka ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes, kur shqiptari me sytë e errësuar e goditi gruan me sëpatën që po përdorte për të bërë punë rreth shtëpisë

Megjithatë ende nuk ka detaje për rrethanat që çuan në vrasjen, për të cilën 48-vjeçari thotë se nuk mban mend asgjë. “M’u errësuan sytë”, ka përsëritur ai disa herë para autoriteteve. Ama mban mend mirë të gjitha denoncimet mes familjes së tij dhe atë të fqinjes. Në rastin e Shehit çështjet ishin mbyllur, ndërsa Mara Fait duhet të dilte para gjykatës pas disa muajsh, për akuzën e plagosjes së bashkëshortes së shqiptarit. Një seancë kjo, që sigurisht tashmë nuk do të mbahet.

Nga denoncimet mes dy fqinjëve të shtëpisë dalin fyerje, kërcënime, provokime, video të regjistruara me telefon për të provuar të drejtën e secilit, megjithatë tani akuza më e rëndë është ajo e vrasjes me dashje, që rëndon mbi 48-vjeçarin shqiptar./

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy