Shqiptaro-palestinezi, Ahmed Jaber në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në Ora News rrëfeu se familja e tij ndodhet në Gaza dhe se komunimimi me to është i vështirë sepse interneti është shumë i dobët.Gjitashtu Jaber tregoi edhe historitë rrënqethëse nga Gaza ku një fëmijë i ka thënë mamit të tij se kur do vijë bomba që të vdesim pasi nuk po duronte më pa ujë e bukë.”Para se të fillonte lufta erdha për të takuar tezen këtu. Para se të fillonte rrëmuja, familja ishte këtu. Filloi rrëmuja dhe ngeli familja atje. Kam 2 vëllezër, mamin e babin.Para 4 ditëve kam komunikuar me familjen. Ne komunikojmë me mesazhe se interneti është shumë i dobët. Pra tre ditësh i kam shkruajtur si jeni dhe mesazhi akoma si ka mbërritur. Nuk ka as ushqim as ujë. Në Gaza nuk po i gjejnë. Kam shokët e mi gazetar në Gaza.
Shqiptaro-palestinezi rrënqeth: Në Gaza s’kanë ujë e bukë, një fëmijë i tha mamasë kur do vijë bomba që të vdesim
159