Skip to content

Shtohet një tjetër festë zyrtare! “Dita e Alfabetit” ja data qe do te behet pushim

    Në kalendari ne festave kombëtare shqiptare, tashmë do të shtohet dhe 22 nëntorit, e cila do të jetë “Dita e Alfabetit”.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, teksa ka njoftuar vednimet e Këshillit të Ministrave.

    “Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit shtimin e Ditës së Alfabetit, si një nga festat tona kombëtare, është ditë me simbolikë të veçantë. Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë.”- tha ai.

    Ky hap ishte njoftuar nga vetë kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit të Diasporës, që u mbajt në Tiranë.

    “Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë”,  shprehej Rama në Samitin e Diasporës në nëntorin e 2023.