Shqiptarët bëhen bashkë, ja sa para u mblodhen për operacionin e aktorit Genc Fuga

by admin

Në më pak se 12 orë nga hapja e llogarisë në Go Fund Me, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit, pedagogut dhe njeriut të artit shqiptar Genci Fuga.

Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro. Menjëherë miq, të njohur dhe artdashës, përmes dhurimeve online kanë mundur që të sigurojnë shumën.

“Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë familjes, jo vetëm financiarisht, por edhe përmes mijëra komenteve që luten për shëndetin e Gencit.

1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 43 mijë , ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.

Në një intervistë së fundi, Genc Fuga kishte folur pa dorashka, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen artistët në Shqipëri, ku sipas tij jo në pak raste ai kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy