Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë duke e ngritur zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celcius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius.
Mirepo këto janë temperaturat që regjistrohen në kushte standarte në kafazin metereologjik ku nuk rrihet drejtperdrejt nga dielli apo nga era, ndersa në ambjente të hapura si per shembull në asfalt, temperaturat do të ndihen më shume, edhe 50 gradë..
“Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit duke sjellë temperatura të larta që janë disa gradë mbi mesataren mujore. Këto masa ajrore tashmë e kanë përfshirë edhe vendin tonë duke sjellë temperature të larta.
Ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit u regjistrua 40 gradë Celcius. Për ditën e sotme ne presim rritje të temperaturave kryesisht në mesditë që pritet të shkojnë në zonat e ulëta deri ën 42 gradë Celcius. Këto masa ajrore do të jenë prezente në vendin tonë deri në mesin e javës tjetër duke na sjellë rritje të temperaturave më kulmin e vet që pritet ta arrijnë ditën e hënë dhe të martën ku në zonat e ulëta termometri të shënojë 43, 44 gradë Celcius”, u shpreh Besa Sherollari, nga Shërbmi Meteorologjik Ushtarak.