Temperaturat e larta kanë pushtuar botën Paralajmërimi i OKB-së: Përgatituni për..

by admin

Temperaturat e larta kanë pushtuar mbarë botën, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar të merren masa. Në Gjenevë u mbajt një konferencë në lidhje me situatën aktuale, ku fjalën kryesore e kishte John Nairn.

Konsulenti i lartë për temperaturat ekstreme në Organizatën Botërore Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara tha:

Bota duhet të përgatitet për valë të nxehtë gjithnjë e më intensive”, u shpreh fillimisht ai duke treguar se hemisfera veriore ka pësuar ndryshime për shkak të kushteve atmosferike.

Këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen dhe bota duhet të përgatitet për valë më intensive të të nxehtit”, përfundoi Nairn duke parajmëruar të gjithë shtetet të marrin masa për temperatura ekstreme në të ardhmen.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy