Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, gruaja akuzon burrin nga spitali: Ai e kishte planifikuar gjithçka (VIDEO)

by admin

Zhvillime të reja lidhur me krimin e tmerrshëm në familjen shqiptare në Itali ku Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij të mitur, të dashurin italian të supozuar të gruas dhe e plagosi këtë të fundit.

Bashkëshortja Tefta Malaj akuzon bashkëshortin ndër të tjera edhe për ngacmim seksual të vajzës së tyre të ndjerë.

“Burri im është një përbindësh. Deri para dy vitesh ai ngacmonte seksualisht vajzën tonë. Ka ndodhur disa herë… Vajza ime nuk donte të fliste më me të dhe për këtë ai jo vetëm që i shkatërroi jetën, por edhe e vrau”.

Nga shtrati i spitalit ku ndodhet e shtruar, gruaja tha: “Xhesika kishte dy vite që nuk komunikon me të atin dhe nuk e denoncoi vetëm për të mos pasur një emër të keq: e dini si është”.

“Burri im e kishte planifikuar gjithçka, ne ishim të gjithë në gjumë në atë kohë”, tregon ajo. Ai nuk punonte atë natë, po pushonte në shtëpi. Nuk e dëgjova të dilte, pastaj e pashë të kthehej.

Me thikë në dorë ai mori djalin dhe donte ta vriste.Unë u hodha për të shpëtuar fëmijën.I vogli flinte në krevatin e ngjitur me krevatin tonë dopio. Pastaj më dha aq shumë goditje me thikë, sa nuk mbaj mend. Ai bëri video duke më goditur me thikë. Vajza ime po flinte, dëgjoi zhurmat dhe u ngrit. Ai kurrë nuk e donte vajzën tonë”.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy