Skip to content

Tragjike në Itali/ Pronari i shtëpisë qellon shqiptarin, dyshohet se hyri për ta vjedhur

    Ngjarje tragjike në Itali. Pronari i një banese ka vrarë një shqiptar që dyshohet se hyri në shtëpinë e tij për vjedhur.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 tetorit në Santopadre të Frosinones.

    Policia italiane ka zbuluar identitetin e vërtetë të viktimës së grabitjes që u kthye në tragjedi.

    Viktima u identifikua si Arbër Xheleshi, 38 vjeç. Identiteti iu zbulua anë të shenjave të gishtërinjve, pasi viktima nuk kishte asnjë dokument me vete.

    Shqiptari dhe 3 persona të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e një shitësi duhani kur janë pikasur.

    Ngjarja ka ndodhur në qendër të zonës së Santopadres, në Frosinone. Shqiptari ishte qëlluar në rrugën hyrëse të shtëpisë, nga pronari i banesës.