Bimët ‘anti-mushkonja’ kanë aroma që janë të pakëndshme për insektet. Kjo karakteristikë gjendet kryesisht tek bimët aromatike dhe barishtet që janë të pasura me vajra esencialë shumë të parfumuar.
Ndërsa këto aroma janë të parezistueshme për disa insekte, ato janë të pakëndshme për mushkonjat, duke i mbajtur ato larg. Mes bimëve dhe barishteve të ndryshme, ka aleatë të vërtetë në largimin e mushkonjave nga shtëpitë tona.
Përveç kësaj, shumë vajra esencialë mund të përdoren për të krijuar preparate që i mbajnë mushkonjat larg lëkurës sonë.
Lemongras – Është një bimë aromatike e ishujve tropikalë e njohur gjerësisht për vetitë e saj kundër mushkonjave. Zakonisht përdoret në produkte kundër mushkonjave si shkopinj, spërkatje ose locione për t’u aplikuar në lëkurë. Citronella gjithashtu përdoret shpesh në shpërndarësit e aromës për të pastruar ajrin dhe për të mbajtur larg mushkonjat.
Borziloku- Borziloku nuk është vetëm i shijshëm si një bimë aromatike, por gjithashtu ka aftësinë të largojë mushkonjat e bezdisshme.
Livanda- Ndër bimët e ndryshme ‘anti-mushkonja’, livanda është veçanërisht efektive në mbajtjen larg të mushkonjave dhe mund të lehtësojnë kruajtjen pas një pickimi. Livanda përdoret shpesh si përbërësi kryesor në produkte të shumta qetësuese për pickimin e insekteve.
Bimët e pasura me vajra esencialë janë perfekte për t’u rritur në ambientet e shtëpisë. Duke i vendosur pranë dritareve dhe dyerve, ato mund të mbajnë larg insektet dhe mushkonjat e bezdisshme.