Një grua 38-vjeçare është dënuar me 78 vjet burg në SHBA, nën akuzë për vrasjen e dy vajzave të saj, 5 dhe 15 vjeç.
Rasti tronditi komunitetin lokal në gusht 2018, kur vajza 5-vjeçare e Veronica Youngbllod, pësoi shok si pasojë e një ilaçi që i kishte dhënë e ëma, ndërsa 15-vjecarja Sharon, arriti të thërrasë autoritetet për ndihmë, edhe pse disa minuta më vonë ndërroi jetë e mbuluar nga gjaku.
Adoleshentja denoncoi nënën e saj si vrasëse gjatë telefonatës së saj me policinë, e cila u përdor si provë në gjykatë.
Sipas “New York Post”, disa nga anëtarët e jurisë që dëgjuan telefonatën tragjike u tronditën aq shumë sa më vonë kërkuan mbështetje psikologjike. Youngblood, 38, u tha hetuesve se kishte ndërmend të vriste veten pasi kishte vrarë vajzat e saj. Ajo kishte pasur një betejë të zgjatur ligjore me ish-bashkëshortin e saj, i cili po lëvizte në Misuri dhe donte të merrte të dy fëmijët me vete. Në fund ish-çifti kishte rënë dakord që Ron Youngband të merrte me vete vetëm vajzën 5-vjeçare.
Pas krimit brutal, 38-vjeçarja, që kishte punuar më herët si prostitutë, telefonoi ish-bashkëshortin e saj për t’i thënë se e urrente dhe se ai kishte qëlluar fëmijët e tyre. Gruaja kishte blerë armën që përdori në vrasje nëntë ditë më parë.
38-vjeçarja, e rritur në Argjentinë, e quajti veten një “nënë e mirë” në gjykatë, duke thënë se “nuk ishte mirë psikologjikisht në ato momente”.