TRONDITËSE/ Nëna vret dy vajzat e saj të mitura, njëra arriti të thërrasë policinë para se të jepte shpirt..

by admin

Një grua 38-vjeçare është dënuar me 78 vjet burg në SHBA, nën akuzë për vrasjen e dy vajzave të saj, 5 dhe 15 vjeç.

Rasti tronditi komunitetin lokal në gusht 2018, kur vajza 5-vjeçare  e Veronica Youngbllod, pësoi shok si pasojë e një ilaçi që i kishte dhënë e ëma, ndërsa 15-vjecarja Sharon, arriti të thërrasë autoritetet për ndihmë, edhe pse disa minuta më vonë ndërroi jetë e mbuluar nga gjaku.

Adoleshentja denoncoi nënën e saj si vrasëse gjatë telefonatës së saj me policinë, e cila u përdor si provë në gjykatë.

Sipas “New York Post”, disa nga anëtarët e jurisë që dëgjuan telefonatën tragjike u tronditën aq shumë sa më vonë kërkuan mbështetje psikologjike. Youngblood, 38, u tha hetuesve se kishte ndërmend të vriste veten pasi kishte vrarë vajzat e saj. Ajo kishte pasur një betejë të zgjatur ligjore me ish-bashkëshortin e saj, i cili po lëvizte në Misuri dhe donte të merrte të dy fëmijët me vete. Në fund ish-çifti kishte rënë dakord që Ron Youngband të merrte me vete vetëm vajzën 5-vjeçare.

Pas krimit brutal, 38-vjeçarja, që kishte punuar më herët si prostitutë, telefonoi ish-bashkëshortin e saj për t’i thënë se e urrente dhe se ai kishte qëlluar fëmijët e tyre. Gruaja kishte blerë armën që përdori në vrasje nëntë ditë më parë.

38-vjeçarja, e rritur në Argjentinë, e quajti veten një “nënë e mirë” në gjykatë, duke thënë se “nuk ishte mirë psikologjikisht në ato momente”.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy