U hodh nga tarraca për të shpëtuar nga pronarët e shtepisë, policet i prishin planin hajdutit shqiptar

by admin

U hodh nga tarraca për të shpëtuar, por vetëm për pak minuta. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar, i cili bëri gjithçka të arratisej pasi vodhi një banesë, por u pikas nga pronarët.

Këta të fundit ishin kthyer papritur në shtëpinë e tyre. E me paratë dhe bizhuteritë e vjedhura në çantë, shqiptari nuk kishte asnjë alternativë tjetër përveçse të hidhej nga tarraca. Dhe ashtu bëri.

Ai ra sipër një makine të parkuar, duke i thyer xhamin nga përplasja. Por pavarësisht kësaj, ia doli të ngrihej në këmbë dhe të ikte me vrap.

Por arratia zgjati disa minuta pasi karabinierët në Trieste mundën ta identifikojnë dhe ndalojnë duke e arrestuar.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy