Ky që shihni në foto është 55-vjeçari shqiptar, Haxhi Çollakut, i cili ditën e djeshme është qëlluar për vdekje nga policia italiane, pasi përplasi me furgonin e tij një karabiniere, e më pas e sulmoi me thikë. E gjithë ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen Sacra Famiglia të Padovas, ku banon ish-gruaja e tij e cila më herët e kishte denoncuar atë në polici për përndjekje.
Për këtë arsye, ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtje çka nuk lejonte 55-vjeçarin shqiptar t’i afrohej banesës së saj. Ka qenë vetë kjo e fundit ajo që ka kërkuar ndihmën e policisë sapo në derën e shtëpisë është shfaqur, Haxhi Çollaku.
Në foto: Pamje nga vendngjarja
Të vënë në alarm nga telefonata e ish-gruas se 55-vjeçarit, një patrullë e karabinierëve ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Në momentin që po jepte sqarime, Haxhi Çollaku ka tentuar të largohet duke përplasur një efektive policie 37-vjeçare. Më pas ka dalë nga makina dhe qëlloi me thikë atë. Ka qenë kolegu i efektives së plagosur që hapi zjarr në drejtim të shqiptarit 55-vjeçar.
Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë në spital pas disa orësh, ndërsa karabinierja që u sulmua prej tij mësohet se është në gjendje të rëndë.
Mediat italiane shkruajnë se 55-vjeçari në të kaluarën ka ushtruar detyrën e mësuesit të matematikës në Shqipëri.