Ulet sërish çmimi i naftës, ja sa do ta paguani nga sot

by admin

Cmimi i naftes është ulur sërish. Bordi i Transparencës ka caktuar në mbledhjen e sotme që nafta do të shitet me 172 Lekë për litër nga 174 Lekë/litër.

Benzina do të shitet me 175 Lekë për litër ndërsa gazi me 66 Lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy