Kjo javë që shënon dhe ditët e para të muajit gusht pritet të mbyllet me temperatura deri në 36 gradë Celcius. Më pas pritet që temperaturat të rriten.
Sipas meteorologes së njohur të IGJEO, Anira Gjoni, deri më datë 7 gusht temperatura më e lartë pritet të jetë 36 gradë Celcius. Duke nisur nga kjo datë, do të kemi një rritje graduale me 2 ose 3 gradë më shumë në javën e dytë dhe të tretë të muajit gusht. Kjo periudhë pritet të jetë më e nxehta e këtij muaji.
“Kjo javë mbyllet me temperature maksimale deri në 36 gradë dhe nuk presim që të kemi vlera më të larta, të paktën deri në 7 gusht. Temperaturat kanë rënë krahasuar me ditët e korrikut. Nuk presim të kemi reshje.
Deri me datën 7 do ngelemi me këtë nivel dhe më pas do të kemi një rritje graduale me 2-3 gradë në javën e dytë dhe të tretë të gushtit që do të jenë javë më të nxehta se sa java e parë e gushtit. Janë normale, sipas mesatares së 30 viteve. Sipas publikimit të fundit, nuk presim erë të fortë në zonën bregdetare”, tha Anira Gjoni.