Vdiq tragjikisht në aksident ne Amerike, familja kërkon ndihme për kthimin e trupit në atdhe dhe per shkollimin e dy vajzave të vogla.

0
1531

Familja Marku ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve kudo në botë për rikthimin në atdhe të trupit të kryefamiljarit të tyre Petrit Marku. Ai humbi tragjikisht jetën një aksident duke lënë pas bashkëshorten dhe dy vajzat 16 dhe 13 vjeç.

Të afërm të tyre kanë hapur një llogari në GoFundMe me limit 50.000€ për rikthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri. Shuma do të shlojë për ashtu edhe për shkollimin e vajzave të mitura.

Deri më tani janë mbledhur gati 23.000€ për të ndihmuar familjen Marku.

DHURONI DUKE KLIKUAR LINKUN:

https://gofund.me/d9ae7276

Vajza e cila ka hapur Apelin për ndihmë shkruan:

“Përshëndetje, quhem Emanuela Stakaj dhe po mbledh fonde për familjen Marku. Më datë 22.11.05 Petrit Marku humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik duke lënë pas gruan dhe dy vajzat 13 dhe 16 vjeç.

Familja Marku u shpërngul në Shtetet e Bashkuara 2 vite më parë me shpresën për të krijuar një jetë më të mirë për familjen e tyre. Fondet do të përdoren për të mbuluar shpenzimet e funeralit së bashku me mbulimin e shkollimit të dy vajzave të tyre më të vogla.

Kërkoj që të bashkohemi si një komunitet shqiptaro-amerikan dhe të mbështesim familjen Marku në këtë kohë të vështirë. Ju lutemi ndihmoni me donacione pasi familja vuan humbjen e të dashurit të tyre dhe duhet të gjejnë forcën për të ecur përpara.

Ju lutemi lutuni për familjen. Çdo donacion do vlerësohet shumë, faleminderit.”