Dy vëllezër shqiptarë, 27 dhe 29-vjeç janë plagosur me thikë këtë të premte në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Lignano Sabbiador të Venecias.
Mediet italiane raportojnë se dy shtetasit shqiptarë të cilëvë nuk i është bërë i ditur identiteti, kanë qenë duke shëtitur përgjatë bregdetit në momëntin kur janë sulmuar me thikë nga një person i paidentifikuar. 27-vjeçari u dërgua në qendrën më të afërt shëndetësore për të marrë trajtimin e duhur për një plagë të vogël në kokë.
Ndërsa vëllai i madh 29-vjeçari është transportuar me urgjencë për në spitalin e Maria della Misericordia në Udineze pasi ka marrë një plagë të rëndë në bark dhe ndodhet në gjendje kritike, sipas autoriteteve italiane.
Karabinierët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punojnë për indentifikimin dhe kapjen e autorit.
Më herët ditën e sotme një tjetër shqiptar është sulmuar me thikë në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin 54-vjeçar i cili u godit me thikë dhe u la në rrugë nga disa agresorë në zonën e Acerra, Napoli.