Në rrjet ditën e sotme ka bërë xhiro një video e moderatores Megi Pojani duke kërcyer e tundur në një varr ka revoltuar mbarë publikun.
Për këtë Megi ka patur dhe një reagim duke shprehur keqardhje për veprimin e saj duke shprehur se video është bërë para 3 vitesh.
Megjithatë u shpreh ajo, kjo është mënyra se si ajo ka ndërtuar komunikimin me stërgjyshen e saj që prindërit e kanë dashur fort.
“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort. Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja.
Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona’. Kjo eshte shume intime.
I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale.”