Video duke u tundur sipër varrit, reagon moderatorja: Kështu e kam ndërtua unë komunikimin me stërgjyshen time

by admin

Në rrjet ditën e sotme ka bërë xhiro një video e moderatores Megi Pojani duke kërcyer e tundur në një varr ka revoltuar mbarë publikun.

Për këtë Megi ka patur dhe një reagim duke shprehur keqardhje për veprimin e saj duke shprehur se video është bërë para 3 vitesh.

Megjithatë u shpreh ajo, kjo është mënyra se si ajo ka ndërtuar komunikimin me stërgjyshen e saj që prindërit e kanë dashur fort.

“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort. Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona’. Kjo eshte shume intime.

I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale.”

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy