448
Pas arrestimit për vrasjen me thikë të bashkatdhetarit të tij Alfons Kola, autori i dyshuar Petrit Gega nuk ka folur para hetuesve. Petrit Gega qëndroi i heshtur gjatë marrjes në pyetje që u zhvilluan mes të martës së 31 majit dhe të enjtes.
52-vjeçari Petrit Gega u ndalua nga policia një orë më vonë pasi goditi për vdekje 33-vjeçarin Alfonso Kolën. Sipas asaj që u konstatua nga hetuesit, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh, por mesa duket mes tyre ka pasur një hatërmbetje.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë se për marrëdhënien e tyre kanë dijeni miqtë e tyre të përbashkët, pasi të dy njiheshin që në Lezhë. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.
Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetren dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.Sidoqoftë, ngjarja është ende e mbushur me mister pasi nuk dihen motive konkrete. Vrasësi i dyshuar u arrestua në banesën e tij, ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij.