“Xhelozia e sëmurë” e 35-vjeçarit në Tiranë, gruaja e tij kishte tentuar disa herë vetëvrasjen. Letra e lamtumirës qe u gjet në banesë

by admin

Detaje të reja janë mësuar për rastin e “ngujimit” të dy grave dhe një vajze të mitur në Tiranë nga Jetnor Zhaboli. Ky i fundit, siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, ishte i martuar prej 10 vitesh dhe ishte tejet xheloz për bashkëshorten, duke i ndaluar asaj çdo lëvizje. Mësohet se xhelozia dhe sjelljet agresive të 35-vjeçarit ishin shtuar gjatë viteve të fundit.

Në polici nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë.

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire që gruaja kishte shkruar.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.


Gazetari raporton po ashtu se, edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 trokitën në derën e Zhabolit, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili i futi brenda në banesë.

Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë e ëma, H.Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre. Bashkëshotja e Zhabolit për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person”, tha policia e Tiranës në një njoftim zyrtar për mediat./tvklan.al

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy