“1 rrugë e 2 punë”, Po shkonte për pushime me fëmijët, shqiptari arrestohet, ja cfarë i gjetën në makinë..

by admin

Pushimet me familjen në Sardenjë mund të kishin qenë justifikimi më i mirë për të kryer “1 rrugë e 2 punë”, por nuk rezultuan kështu për një 40-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua nga policia në portin e Fortezza-s.

Edhe pse në makinë kishte bashkëshorten dhe fëmijët, në valixhen e tij karabinierët e Livornos gjetën 11 kilogramë kokainë.

Mjeti i shqiptarit u ndalua në momentin që ishte duke hipur në tragetin e radhës për në Sardenjë, teksa ishte duke shkuar për pushime me familjen.

Sipas mediave italiane, droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij.

Duke marrë parasysh një vlerë mesatare prej 80 euro për gram që kokaina shitet në rrugë, vlera e drogës së sekuestruar do të arrinte fitime deri në 880 mijë euro.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy