Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në fshatin Laksan, ku 70-vjeçari Maliq Marku qëlloi për vdekje fqinjin e tij, Shefqet Hasën dhe plagosi Besim Keçën.
Burime për mediat bëjnë me dije se tre personat janë fqinj me njëri-tjetrin dhe dyshohet se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një kanal në afërsi të banesave të tyre.
Pas konfliktit, Marku qëlloi me armë zjarri dy fqinjët e tij dhe si pasojë mbeti i vdekur 55-vjeçari Shefqet Hasa, si dhe u plagos Besim Keça, rreth 50-vjeç.
“Kamëz/Informacion paraprak Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç. Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia më herët.