A ka një pjesë në avion që është më e sigurtë? Ja cfare u konstatua nga statistikat mbi rrëzimet e avionëve

by admin

Avionët janë “mënyra më e sigurt e transportit”! Ka shumë që “dridhen” nga ideja e udhëtimit me avion, por kur e provojnë njëherë përfundojnë duke e dashuruar dhe duke planifikuar sërish një tjetër, përsëri dhe përsëri. Mirëpo cila ndenjëse do të ishte mirë për të rezervuar në aeroplan për udhëtim sa më të sigurt?

Hetimi i TIME, i cili shqyrtoi të dhënat e 35 viteve të rrëzimit të avionëve, zbuloi se sediljet në pjesën e pasme të avionit kishin një shkallë më të ulët të vdekshmërisë. U konstatua se sediljet në mes, në pjesën e pasme të avionit kishin një vdekhsmëri më të ulët me 28%. Vendet në pjesën e korridorit në mes të avionit ishin më të rrezikshmet me një shkallë vdekshmërie prej 44%.

Megjithatë, duhet thënë se është e qartë që vdekja në një aksident ajror lidhet edhe me rrethanat e rrëzimit.  FAA dhe ekspertë të tjerë të sigurisë së aviacionit e bëjnë të qartë se nuk ka vend më të sigurt në aeroplan.

E vetmja gjë mund të thuhet me bindje është se fluturimet janë shumë të sigurta dhe bëhen gjithnjë e më të sigurta me kalimin e kohës. Shanset për të vdekur në makinë janë 1 në 112. Si këmbësorë, 1 në 700 dhe në motoçikletë 1 në 900. Në një aeroplan, nga ana tjetër, gjasat për të vdekur janë 1 në 8000 udhëtarë.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy