Shqiptari merr fisin dhe i shkon në shtëpi fqinjeve italianë, i bën për spital me lopatë

by admin

“Do t’ju vras të gjithëve”! Me këto fjalë kërcënuese i është drejtuar një i ri shqiptar fqinjëve në Itali. Incidenti ndodhi në qytetin Policoro të provincës Matera, pas një sherri mes dy familjeve. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në fund të muajit shtator, por është raportuar ditën e sotme. Pas konfliktit 22-vjeçari shqiptar shkoi tek fqinjët bashkë me gruan e tij dhe disa anëtarë të tjerë të familjes duke bërtitur dhe kërcënuar.

“Sot do t’ju vras ​​të gjithëve!”, u shpreh ai me tona të ashpra,  para se të shtynte një grua 66-vjeçare, duke e rrëzuar atë në tokë. Më pas së bashku me bashkëpunëtorët e tij i riu shqiptar hyri në shtëpi duke rrahur fqinjët me një lopatë  dhe shkop hekuri.

E gjithë skena është parë edhe nga fëmijët, të cilët ishin të pranishëm. 22-vjeçari tashmë është arrestuar me akuzën e përndjekjes dhe plagosjes me dashje. Për të njëjtat vepra penale akuzohen edhe anëtarët e tjerë të familjes.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy