330
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të drogave të forta.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 24-vjeçar shqiptar që trafikonte heroinë dhe kokainë. Shqiptari gjatë një kontrolli nga policia Modenës i është gjetur një qese plastike e mbushur me vakum.
Gjithashtu u kontrollua edhe shtëpia e tij ku u gjet një sasi mbi 5 kilogramë kokainë, 500 gramë heroinë si dhe 48.420 euro.