Avokati tregon sa vjet burg rrezikon të dënohet infermierja Aurona Pelaj

by admin

Avokati Arianit Koci ka treguar nëse do ta mbronte të dyshuarën, do ti kishte sugjeruar asaj që të pranojë fajësin ose të mbrohet në heshtje.

Ai tha se infermierja Aurona Pelaj për rastin mund të dënohet me 3 vikte burg, por që këtë e vendos prokuroria.

“E kisha mbrojt pa asnjë dilemë, por kësaj infermieres i kisha thënë me pranu fajësinë ose mu mbrojt në heshtje, nuk e kisha leju me bë anjë lloj arsyetimit, se veç po e rëndon pozitën e vet procedurale, e me ligj se ka me rëndu veten”, deklaroi Koci.

Nderkohe Dorjan Juniku, prokurori i Pejës, i cili është duke u marrë me çështjen e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik, tha në emisionin “Goodmorning Albanias” se vajza që shihet në video duke dhunuar të moshuarën, sipas kodit penal, rrezikon dënimin me burg deri në 3  vjet.

“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktimave të ndjeshme, siç është rasti në fjalë, maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.

Ai sqaroi se nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat, nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, shpjegoi prokurori.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy