Babai po e kerkonte, djali 5-vjeçar shpëtoi duke u fshehur pas divanit. Policia e gjeti duke u dridhur nga frika. Detaje nga vrasja ne Itali

by admin

Një nga detajet më prekëse të vrasjes në familjen shqiptare në Itali, është vendi ku u fsheh djali 5-vjeçar. Ai u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën.

Babai i tij, Taulant Malaj, vrau italianin Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij. Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar.

Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij. Ushtarakët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe nga videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.

Përpara prokurorëve, autori ka treguar se e shoqja, Tefta Malaj ia kishte pranuar lidhjen me italianin Massimp De Santis që jetonte një kat sipër tyre, madje i kishte kërkuar familje dhe që të mos ndaheshin. Por, Taulanti thotë se kishte parë mesazhe të tjera mes të shoqes dhe Massimos e një ditë më parë i kishtë zënë pritë në shkallë këtij të fundit.

Ai e la atë të mbuluar në gjak dhe me të njëjtën thikë u fut në banesë e masakroi të bijën e gruan. Këtë të fundit, siç tha dhe vetë sot, e ka lënë të gjallë që të vuante pas vdekjes së të bijës

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy