Më në fund verë por ja kur kthehen reshjet e shiut! Habit sinoptikania: Në bregdet pritet të..

by admin

Për të gjithë ata që kanë planifikuar të frekuentojnë bregdetin këtë fundjavë, temperaturat do t’ju favorizojnë.

Sipas parashikimit të Lajda Porjës nga MeteoAlb, fundjava do të jetë e nxehtë, sidomos në zonat bregdetare ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.

Surpriza priten javën e ardhshme ku moti do të jetë i paqëndrueshëm sërish.

“Më në fund verë ! Fundjavë me diell, sidomos në bregdeti për ata që duan të frekuentojnë plazhin. Dita e diel do të sjellë vranësia më të dukshme në zonat malore, ku nuk do të mungojnë dhe reshjet, e theksoj në zonat veri lindore dhe jug lindore por në sasi të pakta dhe të papërfillshme.

Temperaturat nga 5 -22 gradë në zonat malore dhe 14-30 gradë pjesa tjetër e territorit.  I gjithë bregdeti parashikohet me diell, sidomos dita e shtunë. Nga java tjetër kemi rikthim të reshjeve, rrebeshe, dit me diell, temperature në rënie dhe në rritje. Deri rreth datës 14-15 maj moti të jetë disi  paqëndrueshme dhe prezenca e reshjeve të jetë në territorin shqiptar.”- parashikon Lajda Porja.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy