Besniku: Gruaja e parë më nxiu jetën nga ana morale e fizike, e dyta më mori në qafë…

by admin

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq”, ka qenë Besniku me partneren e tij Dorina. Ai vjen fshati Fitore e Vlorës dhe tregon se dikur ka qenë i martuar, por është ndarë sepse gruaja e parë sipas tij ia ka nxirrë jetën si nga ana morale dhe fizike. Tani është në një marrëdhënie me Dorinën, por sërish i janë shfaqur problemet.

Besniku: Kam një problem tepër të rëndë. Kam qenë i martuar më përpara, jam ndarë me ish-bashkëshorten se ma nxiu jetën. Kam dy djem të rritur, në moshë madhore.

Eni Çobani: Si ta nxiu jetën, në çfarë forme?

Besniku: Në shumë forma. Si nga ana morale, si nga ana fizike. Këto do i flasim më vonë, por problemin më të rëndë e kam sepse me gruan e parë, normal e ndava, iku ai muhabet, u mbyll. Mirëpo më ka gjetur hall i madh me gruan e dytë tani sepse nuk pranon të martohet.

Dorina: O zotëri për çfarë më ke sjellë t’i mua këtu.

Besniku: Zonjë unë të kam sjellë sepse bashkë kemi një fëmijë dhe më ke marrë në qafë. Më ke sjellë nga Gjermania, të thashë si njeri,  unë kam qenë në azil, të bëj 5 Lekë, të bëj ca para e të kthehem.

Dorina: Unë Lekë s’kam fare, ku i ke Lekët ti që ke sjellë?

Besniku: Të kam nisur muaj për muaj, fëmijën me çfarë e ke mbajtur ti zotërote?

Dorina: Po mirë se do hajë fëmija zotëri, e ke 6 muajshe akoma.

Eni Çobani: Sa kohë ke me Dorinën?

Besniku: Mbi një vit, kemi një fëmijë 6 muajsh.

Eni Çobani: Ta kërkoi Dorina fëmijën?

Besniku: Po normale.

Dorina: Jo zonja Eni nuk e kam kërkuar fare vetë. Unë dua familje dhe qetësi zonja Eni. Nuk dua familje me probleme.

Besniku: Ti më ke shkatërruar jetën, më prure nga andej dhe ato 5 Lekë që kisha zonja Eni, më kanë ndodhur shumë probleme, të mbaroj me këtë problem se mua më intereson familja.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy