Bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e keni edhe këtë mundësi të fundit

by admin

FSHF njofton sportdashësit shqiptarë se ditën e sotme, e martë, ora 12:00, do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103. Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’iu vihet në dispozicion sportdashësve shqiptarë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online, ndaj bëhuni gati, sepse kërkesat janë të mëdha.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy