Gjatë natës lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, me epiqendër në afërsi të Podgoricës dhe Nikshiqit.Termeti ishte me magnitudën 5.3. Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë, më shumë në pjesën veriore, Shkodër, Malësi e Madhe.Ndërkohë, më pas ka pasur termete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5. Deri më tani nuk raportohet për dëme.
Nga emigrant në shtetas europian, shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin
by admin
Nga emigrant në shtetas evropian. Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë.Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar pati 844 kërkesa për lënie shtetësie, 14 më shumë se në 2022-shin.“Kjo është një vulë që këta të rinj, individë apo familje do të kenë një përqindje edhe më të ulët për t’u kthyer në Shqipëri.”, thotë Eldisa Cirogu, eksperte e emigracionit.Pjesa më e madhe e atyre që heqin dorë nga shtetësia janë në grup-moshën 30 deri në 39 vjeç, ndjekur nga ata 40-49 vjeç. Po çfarë po i detyron shqiptar, veçanërisht të rinjtë që të ikin pa kthim?“Po normal. Të gjithë do të largohen. Për një jetë më të mirë. Janë pagat, por edhe jeta e përditshme që detyrojnë të ikim.”, shprehen studentët.Të dhënat tregojnë se në 10 vitet e fundit ka pasur 5 mijë e 811 kërkesa për leninë e shtetësisë shqiptare. Më shumë se sa numri i përgjithshëm, më shqetësuese është ecuria rritëse në vite e braktisjes së pasaportës.“Është një formë dorëzimi. Efektet po i ndjejmë. Nuk është perceptim. Po hasim një krizë demografike. Do vuajmë ndoshta një krizë sociale. Kjo për shkak se mungojnë politikat.”, thotë Eldisa Cirogu.Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë njërit nga vendet e Bashkimit Europian.
Stuhia ciklonare godet vendin tonë, sinoptikanja: Dita me problematike.. Situata alarmante ne keto zona..
by admin
Stuhia ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë pritet që të jetë problematike për veri-perëndimin dhe qendrën e vendit kryesisht gjatë mesditës. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se disa zona të vendit do të përfshihen nga rrebeshe shiu me stuhi të forta ere.
Lajda Porja: Dita më problematike është dita e sotme edhe pse ka nisur me vranësira, të paktën në veri pritet që nga ora në orë të kemi shtim të intensitetit të reshjeve. Parashikohet që reshjet të jenë problematike nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Kryesisht veri-perëndimi dhe qendra do të ketë rrebeshe shiu, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave duke sjellë probleme në disa zona të veri-perëndimit, në zonat e Shkodrës dhe nën Shkodrës. Po ashtu, Kruja, Tirana, Elbasani. Pas orës 16:00, presim të kemi shtim të intensitetit të reshjeve, kryesisht në zonat jugore, ku do të jetë Gjirokastra, Vlora, Përmeti dhe Saranda që do të marrin rrebeshe shiu, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes. Deri sonte në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare. Jane ciklone tropikale, të cilat janë prodhuar dhe gjatë ditës së djeshme për shkak të temperaturave shumë të larta që kemi përjetuar dje. Ndërkohë temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe pse kemi reshje, 20 apo mbi 20 gradë Celsius.
Por cilat janë zonat më problematike dhe në cilat fasha orare do të jetë situata alarmante përsa i përket kushteve të motit?
Lajda Porja: Shkodra ka problemin nga ora 12:30-13:00 deri në orën 15:00 apo 16:00, ky është intervali ku do të ketë intensitetin më të lartë të reshjeve. Ndërkohë, Tirana është pas orës 13:00 deri në orën 16:00, ku mbetet problematike situata. Jugu nuk është problematik përgjatë paradites, ndërkohë pas orës 16:00, pritet një intensifikim i zonave jugore, por sërish mbetet veriu dhe qendra epiqendra e kësaj stuhie ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë dhe jo vetëm Shqipërinë, por edhe një pjesë të mirë të Ballkanit.
Pritet që nga e marta të kemi një përmirësim të reshjeve, por sërish moti do të jetë i paqëndrueshëm deri ditën e premte e mesa duket 14 Marsi, siç e thotë edhe sinoptikanja Porja nuk do të jetë një ditë ideale Vere.
Lajda Porja: Ka një përmirësim të situatës së reshjeve të martën dhe të mërkurën, reshjet që do të mbeten prezente, do të jenë në sasi të pakëta. Situata më problematike do të paraqitet sot. Kemi ditën e enjte, reshje të izoluara edhe është Dita e Verës nuk do të jetë ideale Vere, do të ketë vranësira, do të ketë herë pas here momente me reshje. Nuk mund të themi situatë alarmante dhe problematike sikundër presim sot pasdite, por do të jetë një mot i paqëndrueshëm. Të premten dhe në fundjavë, do të kemi përmirësim të motit. Nuk ka ndryshim kolosal. Duke filluar nga e marta dhe deri ditën e premte, do të kemi luhatje të lehtë të temperaturave do të jenë tipike të pranverës, ku maksimalet do të jenë 18-19 gradë Celsius. Mëngjeset janë relativisht të ngrohta. Reshjet do të jenë kryesisht shiu në të gjithë territorin.
Kur behet nderrimi i orës: këtë vit do të jetë në një datë të vecante, do të ndodhë ditën e..
by admin
Koha legale rikthehet në një natë të caktuar, diten e fundit te muajit, midis të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024. Nderrimi do t’ju lejojë të shijoni një orë më shumë dritë në mbrëmje. Prandaj do të flini një orë më pak, por perëndimi i diellit do të vonohet me 60 minuta.
Baza e këtij rregulli, i cili përveç Shqiperisë përfshin edhe pothuajse të gjitha vendet e tjera evropiane me disa përjashtime, është kursimi i energjisë. Pra, ja kur pritet dhe çfarë ndryshon kalimi në kohën e verës.
Ashtu si çdo vit, kalimi në orën verore do të bëhet gjatë fundjavës së fundit të muajit mars. Natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024 do të jetë e nevojshme të lëvizni orën një orë përpara. Kalimi nga ora diellore – në fuqi nga e diela 27 tetor 2023 – në orën verore do të bëhet në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, 30 mars 2024.
Kjo ore do të jetë në fuqi deri në natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, kur do të bëhet kalimi në orën diellore, e cila përveç një ore shtesë gjumi do t’ju lejojë të shijoni edhe 60 minuta dritë në mëngjes .
Duket se krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Frosinone të Italisë po merr një tjetër kthesë, kjo edhe pas dëshmisë së autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Mikea Zaka 23-vjeç i cili u vu në pranga.
Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i vrarë 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa të tre tjerë u plagosen dhe ndodhen në spital.
Policia italianeakuzon të riun shqiptar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tetnativë.
Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, por dëshmia e të riu po ngre dyshime edhe për pista të tjerë.
Mikea Zaka thotë se me 27-vjeçarin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.
“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.
Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.
Mediat italiane raportojnë se ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.
“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë, menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.
Mediat italiane kanë publikuar emrat e autorit dhe viktimës nga përplasja mes bandave shqiptare, e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Frosinones në Itali.
Raportohet se viktimë ka mbetur shtetasi 27-vjeçari Kasem Kasmi, ndërsa ndaj tij dhe tre bashkëkombasve të tij ka qëlluar me armë zjarri shtetasi Mikea Zeka, 23-vjeç.
Ky i fundit është arrestuar nga Policia italiane, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre personat e tjerë që kanë qenë me të.
Prokuroria e akuzon Mikea Zekën për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.
Kete vit pushimet e prillit fillojne ne 1 prill dhe mbarojne ne 5 prill 2024 (pushimet e prillit 2024)
Me poshte komplet urdheri per strukturen e vitit shkollor 20223-2024
Del video e re nga sherri mes Elias dhe Princ Lekës/ Momenti kur i ati i aktores zbret me një statujë druri ne dorë
by admin
Një tjetër video është publikuar nga momenti i përplasjes brenda në shtëpi të ish-çiftit mbretëror, Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.
Në video shihet momenti kur Gjergj Zaharia, babai i aktores, ka në dorë një statujë druri.
Të njëjtin pretendim ka thënë në policia edhe Princ Leka, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga Gjergj Zaharia. Princi pretendon se ish-vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror.
Në dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin. Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka qëlluar.
Nga video shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70 vjeç.
Nderkohe qe ai degjohet teksa thote nuk preka gje me dore dhe tenton te ike, por me njeren dore mban celularin duke filmuar ish-bashkeshorten e tij.
Sherr mes vëllezërve për një ‘copë tokë’, vdes 70-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë! Tjetri i plagosur me sëpatë, në spital
by admin
Në fshatin Çukës të Lushnjës, dy vëllezër u përfshinë në konflikt për çështje pronësie, ku njëri mbeti i vdekur e tjetri i plagosur. Shkak për sherrin që nisi me sëpata e përfundoi tek pistoleta është bërë një sipërfaqe e vogël toke, e cila ndodhet mes dy shtëpive të vëllezërve Musai.
Burimet bëjnë të ditur se vëllezërit nuk kishin gjetur dakordësinë për ta përdorur këtë tokë si rrugë për të futur makinat në oborret e shtëpive. Fillimisht Haziz Musai 70-vjeç ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin 77-vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup. Më pas 77-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë vëllanë. 70-vjecari Haziz Musai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Shefi i komisariatit të Lushnjes, Edmond Pjetraj dha detaje nga vendngjarja.
‘Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie, fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia ka marrë masat, është sekuestruar arma, është kapur autori dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore.’- tha Edmond Pjetraj, drejtuesi i komisariatit të Lushnjës.
I plagosur mbeti 77-vjeçari, i cili po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Në dëshminë e parë për hetuesit, Naziz Musai deklaroi se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu u detyrua të nxirrte armën. I moshuari tha se debatet për tokën kanë qenë të vazhdueshme mes tyre.
‘Ti të rrahësh babain tim që të ka mbajtur me buke’! Del video kur Elia Zaharia përze princin Leka nga shtëpia
by admin
Është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike.
Në videon e publikuar në rrjet, shihet teksa Elia Zaharia dhunon Princ Lekën duke e akuzuar se i ka rrahur babanë. Ajo hedh një sërë akuzash, teksa Princ Leka filmon.
“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. T’i ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”-dëgjohet të thotë Elia.