A do bjerë shi të shtunën dhe të dielën? Del parashikimi i Motit për fundjavën, ja cfare pritet

by admin

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë sipas parashikimeve te SHMU, pritet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht pas orëve të mesditës. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Për ditën e Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy