Del parashikimi i Motit per javen ne vijim, ja cfare pritet 5 ditet e ardhshme (Tabela)

by admin

20/08/20223/ Për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e europës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti.

Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar fakti se pavarsisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin mesdhe i bënë ato të mbushen me lagështirë. Kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se sa vlerat e matura në kafazin meteorologjik (vapë “mbytëse”).

Megjithatë sipas hartave të parashikuara duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave si dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy